Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) promovon trashëgiminë kulturore përmes veshjeve tradicionale

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK), si pjesë e përkushtimit të saj ndaj ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, ka ndërmarrë një nismë për të nxjerrë në pah vlerat dhe traditat kombëtare përmes promovimit të veshjeve tradicionale. Përmes këtoj projekti synojmn të mbështesë identitetin kulturor të komuniteteve dhe të ndihmojë në ruajtjen e pasurisë së trashëguar brez pas brezi.

Ky projekt, i financuar nga Trupi Koordinues, ka për qëllim të ndërgjegjësojë të rinjtë dhe komunitetin e gjerë mbi rëndësinë e veshjeve tradicionale si një simbol i krenarisë kombëtare dhe i diversitetit kulturor. Përmes aktiviteteve promovuese, ekspozitave dhe evenimenteve të posaçme, VZHK po kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe në avancimin e misionit për zhvillim të qëndrueshëm.

Shoqata fton të gjithë të interesuarit të bashkohen në këto aktivitete dhe të mbështesin përpjekjet për të ruajtur traditat dhe kulturën tonë të pasur. Së bashku mund të sigurojmë që vlerat tona të jetojnë për gjeneratat që do të vijnë.

Të gjithë ata që merren me punë artizanale dhe dëshirojnë të promovojnë punimet e tyre, mund të dërgojnë produktet e tyre në adresën e emailit info@vizioni-zhk.org për promovim dhe rrjetëzim. Ky mundësi do t’u mundësojë artizanëve të ekspozojnë punimet e tyre për një audiencë më të gjerë dhe të krijojnë mundësi për lidhje të drejtpërdrejta me konsumatorë dhe mundësi biznesi.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *