Përmes këtoj projekti synojmn të mbështesë identitetin kulturor të komuniteteve dhe të ndihmojë në ruajtjen e pasurisë së trashëguar brez pas brezi.
Projekt është financuar nga Trupi Koordinues , i cili ka për qëllim të ndërgjegjësojë të rinjtë dhe komunitetin e gjerë mbi rëndësinë e veshjeve tradicionale si një simbol i krenarisë kombëtare dhe i diversitetit kulturor. Veshjet tradicionale, si dhe ato artizanale të punuara me mjeshtri nga banorët lokalë në Luginën e Preshevës, janë një pasuri e vyer që pasqyrojnë identitetin dhe historinë tonë të pasur kulturore. Ky projekt synon të theksojë rëndësinë e ruajtjes dhe vlerësimit të këtyre aspekteve, duke i dhënë një vëmendje të merituar dhe duke promovuar ato si elemente të rëndësishme të trashëgimisë tonë kombëtare.

Përmes aktiviteteve promovuese, ekspozitave, punëtorive dhe evenimenteve të posaçme, VZHK po kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe në avancimin e misionit për zhvillim të qëndrueshëm. Si pjesë e këtij projekti, është hapur platforms online, www.kultura.vizioni-zhk.org, ku do të promovohen veshjet tradicionale dhe ato artizanale të punuara nga banorët e Luginës së Preshevës. Ky website do të shërbejë si një hapësirë virtuale për të ndarë me botën kulturën dhe mjeshtërinë e punës së dorës, duke prezantuar gjithashtu teknikat dhe materialet tradicionale që përdoren për krijimin e këtyre veshjeve.
Ky projekt ka për qëllim gjithashtu edukimin e brezit të ri për rëndësinë e ruajtjes së këtyre traditave, duke i inkurajuar ata të angazhohen në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës sonë. Shoqata fton të gjithë të interesuarit, individë, organizata dhe grupe shoqërore, të bashkohen në këto aktivitete dhe të mbështesin përpjekjet për të ruajtur dhe zhvilluar traditat dhe kulturën tonë të pasur. Angazhimi i komunitetit është thelbësor për të siguruar që këto vlera të mbijetojnë dhe të përcillen me krenari te brezat që do të vijnë. Së bashku mund të sigurojmë që vlerat tona kulturore të jetojnë dhe të forcohen, duke kontribuar në një të ardhme ku trashëgimia jonë kombëtare dhe identiteti kulturor mbeten të gjalla dhe të nderuara.

Përveç promovimit të punës artizanale, ky projekt ofron një mundësi të madhe për ata që merren me këtë profesion, duke i mundësuar ata të jenë të njohur për popullatën dhe të rrisin vëmendjen ndaj punës së tyre. Kjo platformë do të krijojë mundësi që artizanët të ekspozojnë punimet e tyre dhe të krijojnë lidhje të drejtpërdrejta me konsumatorët, duke rritur njohjen dhe vlerësimin e produkteve të tyre. Përmes kësaj mundësie, ata do të mund të sigurojnë të ardhura të qëndrueshme, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në mbështetje të familjeve të tyre dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer që artizanët të zhvillojnë bizneset e tyre dhe të përfitojnë nga tregu më i gjerë, duke promovuar vlerat e kulturës dhe traditës, ndërkohë që krijojnë mundësi të reja punësimi dhe rriten ekonomikisht. Përmes shitjes së punimeve artizanale, ata jo vetëm që do të ruajnë dhe pasurojnë traditat, por gjithashtu do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të komunitetit të tyre, duke sjellë përfitime për ata dhe për shoqërinë në përgjithësi.
Ky projekt gjithashtu ndihmon në edukimin dhe nxitjen e brezit të ri për të angazhuar më shumë në artizanat dhe tradita, duke krijuar mundësi për zhvillimin e aftësive profesionale dhe përgatitjen për një të ardhme të qëndrueshme.
Leave a Reply